LSDM: Projekti kriminel Shkupi 2014 i rrezikshëm për qytetarët, me Ligjin për PP përgjegjësi do të ketë për ata që e kanë projektuar


Ende po ndjehen pasojat nga puna kriminele dhe e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së dhe të arratisurit nga drejtësia Nikolla Gruevski, i cili harxhoi milionë euro para të popullit për projektin Shkup 2014, të përbërë nga baroku i rrejshëm, shelgjet dhe përmendoret.

Projekti kriminel Shkupi 2014 nuk e përballoi as erën dhe fasadat e barokut nga polisteroli filluan të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për qytetarët.

Miratimi i ligjit për PP siguron vazhdimin e lëndëve të PSP-së, mes të cilave edhe lëndë të lidhura me projektin Shkupi 2014.

Përgjegjësi do të ketë për ata, të cilët e kanë projektuar dhe realizuar projektin kriminel Shkupi 2014, i cili u tregua se është i rrezikshëm edhe për jetën e qytetarëve. .

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së