LSDM: Përballje televizive ka pasur dhe do të ketë, Mickoski akoma do të djersitet para kamerave

Përballje televizive me kryetarin Zoran Zaev ka pasur dhe do të ketë.

Ekzekutori i Gruevskit, Hristijan Mickoski gjithmonë ka përfunduar me humbje.

Akoma ekzekutori Mickoski do të djersitet para kamerave, para qytetarëve. Nuk arriti të mbrojë krimin e shefit të tij, Nikolla Gruevskit, nuk arriti në tentimin e tij të ndalë drejtësinë, nuk arriti të pengojë anëtarësimin në NATO dhe BE.

Ekzekutori Mickoski është humbës i mjerë, i nënshtruar nga të gjitha humbjet e tij.

Nga ana tjetër të gjitha sukseset e shtetit janë falë Zoran Zaev dhe LSDM në 2,5 vjetët e kaluara.

Nga “shteti i kapur” për vetëm 2,5 vite u bëmë shembull në rajon, vendi i 30-të anëtar i NATO-s, i lirë, demokratik, shtet me progres ekonomik.

Ekono(MEDIAL)prej -1.8 në kohën e VMRO-DPMNE-së në + 4% me LSDM-në, pagat u rritën në të gjithë sektorët, rritëm pagën minimale me 60%, pensionet me 700 denarë, asistencën sociale me 300%, krijuam 60.000 vende të reja të punës dhe papunësinë e zvogëluam në 17% historike.

Kryetari Zaev dhe të gjithë përfaqësuesit e LSDM-së gjatë dy viteve e gjysmë të fundit kanë treguar se ato janë transparent, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për debat me kundërshtarët politikë dhe publikun profesional, gazetarët.

Ishte e paimagjinueshme gjatë regjimit 11-vjeçar të VMRO-DPMNE-së, në të cilin Mickoski ishte drejtori më i pasuksesshëm i ESM-së që rriti energjinë elektrike me 100%.

Ekzekutori Mickoski hap prapa, kryetari Zoran Zaev tre hapa para!

Kështu le të përgatitet Mickoski për humbje të re, ndërsa më e madhja e ndjek më 12 prill!

LSDM