LSDM paralajmëron rritje të limitit të masës “TVSH-ja Ime”

Limiti i “TVSH-ja Ime” do të rritet në 2.300 denarë për person në mandatin e ri të LSDM-së, thuhet në deklaratën kësaj partie.

“Përmes projektit “TVSH-ja Ime”, qytetarëve u janë kthyer rreth 8.5 milion euro. Por ne mund të bëjmë edhe më mirë dhe më mirë. Ne po e vazhdojmë këtë projekt të suksesshëm në mandatin e ri dhe do ta rrisim limitin për individ në 2.300 denarë për tremujor ose secili individ do të mund të bëjë kthim të TVSH-së prej 9.200 denarë në vit, pra 36.800 denarë për një familje mesatare prej katër vetash”, thonë nga LSDM-ja.

Nga partia shtojnë se deri në vitin 2023, taksa e të ardhurave personale të industrisë së IT-së do të ulet në 0% dhe atë në mënyrë graduale: 5% në 2021, 3% në 2022 dhe 0% në 2023.

Taksa e fitimit mbetet në nivelin e 10 përqindëshit gjatë gjithë periudhës 20-24 vjeçare, por, siç theksojnë ata, mbetet konsistent me futjen e taksave progresive përmes një procesi negociues gjithëpërfshirës dhe krijimin e një konsensusi për ta prezantuar atë.