LSDM: Opozita t’i kthejë rrogat nëse e bll*okon Kuvendin

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov ka dërguar kr*itika deri te opozita e kuvendit për bllokadën që po i bëhet pakos së 5 ekonomike.
Ai ka vlerësuar se deputetë e kanë për detyrë të punojnë, sepse për këtë janë zgjedhur nga qytetarët, megjithatë shtoi, se nëse deputetë e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe të “Levica” të bll*okojnë, le t’i kthejnë pagat.

“Partitë e të gjithë partive politike e kanë për obligim ndaj qytetarëve që të kryejnë punën, për çfarë marrin paga. Nëse duan VMRO-DPMNE-ja, Aleanca për Shqiptarë dhe “Levica” të bll*okojnë, le t’i kthejnë pagat për këtë muaj, se edhe ashtu asgjë nuk kanë punuar pos bll*okadës”, tha Kostadinov.
Ai ka ak*uzuar opozitën shqiptare, se me këtë veprim është në koalicion joformal me VMRO-DPMNE-në.

“VMRO-DPMNE-ja bashkë me partnerin e koalicioni joformal Aleanca dhe Levica, bashkë marrin pjesë në bll*okimin e ligjeve të cilat sigurojnë realizim të masave ekonomike nga pakoja e katër dhe pestë ekonomike”, akuzoi Kostadinov.
Kjo deklaratë vjen, ngaqë sot në rend dite të kuvendit ishte caktuar seanca për pakon e 5 ekonomike, por ajo u anulua, pasi nuk ka kuorum për të mbajtur seanca plenare