LSDM: Nuk e vëmë në rrezik shtetin – nuk votojmë për zgjedhje të reja

Edhe një herë u konfirmua se paralajmërimet për shumicë të re nga Hristijan Mickoski janë joreale dhe jo të ndershme ndaj qytetarëve. Sot ata ranë në ujë – thuhet në reagimin e LSDM-së duke shtuar se Mickoski gënjente popullin vetëm para tri ditëve se ka shumicë të re.

“Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski thirren në rezultate zgjedhore ja matematika. Partitë e koalicionit qeveritar në listat për këshilltarë fituan mbi 419.000 vota, që për 19.090 janë më shumë se votat e partive të opozitës. Ose të shprehura me mandate këshilltarësh, LSDM dhe koalicioni kanë 664 këshilltarë, që për 61 është më shumë se vendet e këshilltarëve të fituara nga VMRO-DPMNE-ja dhe opozita” – thonë nga LSDM.

Shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse ndaj së ardhmes së vendit dhe popullit. Hristijan Mickoski nuk mund të krijojë shumicë parlamentare për shkak se ka plane të rrezikshme për vendin.
“Në emër të votave të qytetarëve që I ka fituar koalicioni qeveritar që janë më shumë se votat e opozitës, në emër të domosdoshmërisë që vendi të shkojë përpara në zgjedhjen e pasojave nga pandemia dhe me përballjen me krizën energjetike, në emër të nevojave t`I investojmë të gjitha përpjekjet që t`I fillojmë negociatat me BE-në, kjo shumicë parlamentare nuk do të rerzikojë shtetin dhe nuk do të votojë për zgjedhje të shpejta parlamentare” – shprehen të prerë socialdemokratët.