LSDM paralajmëron se do të votojë kundër ligjit për amnisti të propozuar nga ministri i Drejtësisë Krenar Loga.
Nga grupi parlamentar i LSDM-së për TV 24 thanë se para fillimit të seancës do të zhvillojnë edhe një koordinim, ku pritet të merr pjesë edhe zv.ministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, e cila ditë më parë, nga Ohri më mënyrë indirekte tha se LSDM është kundër ligjit që në Qeveri e dërgoi ministri i drejtësisë Krenar Loga, për të cilin fillimisht kryeministri Dimitar Kovaçevski dha mbështetje, por më pas paralajmëroi se LSDM-ja do të dorëzojë amendamente.
Ndryshe nga Kovaçevski, disa nga deputetët e LSDM-së gjatë gjithë kohës jozyrtarisht pohuan se nuk do të votojnë.
Nuk dihet se çfarë tronditje do të shkaktojë në Qeveri ky vendim i LSDM-së nëse kjo parti nuk mbështet ligjin për amnisti dhe a do të jetë arsye që Arben Taravari të largohet nga pushteti.