LSDM: Nikolloski të përgjigjet publikisht për takimet me Sinisha Aleksovski

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “Aleksandar Nikolloski, anëtari i kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së qytetarëve duhet t’u shpjegojë për arsyet e takimit të tij me Sinisha Aleksovski, këshilltar për siguri në kabinetin e Gjorge Ivanovit”.

“Aleksovski në disa media gjithmonë përmendet kur bëhet fjalë për ndikime të jashtme në vend, që kundërshton e Maqedonisë integrimet në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM-ja.

LSDM-ja pyet nëse Nikolloski i cili para disa ditësh tha se nuk është marrëveshje më e mirë me Grerqinë, të thotë publikisht se cili është qëndrimi tij.

“opinioni pret përgjigjet nga Nikolloski dhe për informacionet të ndërhyrjes së Aleksovskit në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill”, kumtojnë nga LSDM.