LSDM: Në Saraj, Çair dhe Tetovë ora policore nuk respektohet nga shumica, Çulev nuk po ndërmerr asnjë veprim

Saraji, Çairi dhe Tetova janë vetëm disa nga komunat dhe vendbanimet ku ora policore nuk respektohet nga të gjithë derisa policia e Çulevit nuk ndërrmarin asnjë veprim, thonë nga LSDM.

Nga partia thonë se një mosveprim i tillë dhe një qëndrim injorant i Çulevit është dëshmi e gjithë hipokrizisë së tij dhe është një rrezik për shëndetin publik.

“Edhe një herë, është vërtetuar se Çulev është ministri më i paaftë i ministrisë së brendshme. Më e rëndësishme për të është që të mbrojë shkeljet e bëra nga shefi i tij Hristijan Mickoski sesa të vendoset rendi në respektimin e masave dhe detyrave.
Qëndrimi i tij joserioz dhe i papjekur është një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë dhe më e pakta që ai mund të bëjë është të japë dorëheqjen menjëherë.” thonë nga LSDM.