LSDM: Në Komunën e Shuto Orizares, prej sot është ndërprerë transporti publik i linjave “19” dhe “20”

Partia në pushtet LSDM ka reaguar përmes një komunikate për ndërprejrjen e transportit urban të linjavve 19, dhe 20 për në vendbanimin Shuto Orizare.

“Nuk ka ditë që nuk del në pah paaftësia e kryetares së Shkupit Danella Arsovska. Tre muaj Qyteti i Shkupit e udhëhequr nga kryetarja Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE, nuk u ka paguar transportuesve privat të autobusëve dhe për atë prej sot ata më nuk qarkullojnë në linjat e rregullta.

Me ndalimin e këtillë, seriozisht reduktohet orari i rregullt, por më keq është se vendbanimë i tëra janë pa transport publik.

Në Komunën e Shuto Orizares, prej sot është ndërprerë transporti publik pasi linjat “19” dhe “20” në pjesën më të madhe janë të transportuesve privat. Arsovska përpara zgjedhjeve premtonte transport autobusi falas dhe hoqi dorë nga 70 milionë euro për projektin “BRT”, thonë nga LSDM.