Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, për veprim kundër interesave shtetërore dhe të qytetarëve.
Nga kjo parti kërkojnë që Mickoski “të tregojë para qytetarëve se për çfarë interesa të të tjerëve punon dhe me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon”.
“Humbësi, Hristijan Mickoski ka për detyrë të paraqitet para qytetarëve dhe të thotë se për çfarë interesash të të tjerëve punon, me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon kur, në atë paradë të turpshme para numrit të vogël të mbështetësve para Qeverisë, tha se ka “informacione se këtë fundjavë në Sofje copëtohet Maqedonia””.
“Fundjava kaloi, vendi mbeti i tërë, Mickoski nuk u përgjigj se kush i dha atij informacionin se Maqedonia gjoja po copëtohet dhe pse ai nuk raportoi diçka kaq të rrezikshme tek institucionet kompetente”, thonë nga LSDM.