Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “mbrojtja nervoze e OBRM-PDUKM-së për personat që sot u dë*nuan si organizatorë të të enjtes së përgj*akët vërteton edhe një herë se kjo parti nuk ka ndryshuar”.
“27 prilli, ngjarja e përgjakët ku merrte pjesë edhe Mickoski është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, kur me urdhër të Gruevskit, një tufë dhu*nuesish u përpoqën të vr*asin deputetë dhe gazetarë dhe të parandalojnë kalimin e pushtetit”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se me gjykimin e sotëm u përmbyll kapitulli më i turpshëm që nga pavarësia. “Sa janë të mëdha hipotekat e Mickoskit që vazhdimisht mbron dhu*nuesit dhe kri*minelët e dë*nuar. Sa është borxhi politik i OBRM-PDUKM-së që vazhdimisht është peng i politikave të Mickoskit. OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet të kuptojnë se përfundoi koha e gjyqësisë së pavarur dhe të kuptojnë se nuk do të arrijnë ta mbrojnë kr*imin dhe dhu*nën”, thonë nga kjo parti.