LSDM: “Mickoski gënjente dhe frikësonte opinionin se rryma do të shtrenjtohet për 30-40%”

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski me muaj ka gënjyer dhe frikësuar opinionin se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 30-40%.

“Sot, me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 9.48%, që është për tre deri katër herë më pak se gënjeshtrat e Mickoskit partisë së tij”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre LSDM në kohë ka ndërmarrë hapa në energjetikë dhe ka arritur ta mbrojë standardin e qytetarëve.

“Me aktivizimin e gjithë kapaciteteve, rritja e prodhimit të energjisë elektrike vendore, shteti nuk lejoi shtrenjtimi i rrymës elektrike të jetë drastik dhe të krijojë shtrenjtim të madh”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se shteti po ndërmerr masa për të ndihmuar kategoritë e rrezikuara përmes ndihmës financiare, përkatësisht përmes vauçerëve për energji elektrike.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, LSDM dhe institucionet janë këtu për ta mbrojtur dhe përparuar standardin jetësor pa dallim të sfidave globale energjetike”, thuhet në fund të njoftimit./