LSDM: “Mickoski e konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja”

Pas konferencës të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili deklaroi se shumica e re është e vetmja rrugëdalje për rrëzimin e kësaj Qeverie, me reagim dolën nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Nga atje thonë se Mickoski e konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja, nuk ka ide politike, nuk ka vlera dhe nuk ka platformë për veprim.

Ndër të tjera, nga LSDM-ja shtojnë: “U bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive demokratike dhe të gjithë deputetëve që janë për të ardhmen evropiane të vendit, për drejtësi dhe progres ekonomik që të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë me përgjegjësi në anën e opsionit demokratik”.