LSDM: Mickoski dëshiron të përfitoj pikë politike nga tra*gjedia në Tetovë

LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili kërkon që Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendës ministri Ilir Hasani dorëheqjet ti dorëzojnë në Kuvend. Nga LSDM e ak*uzojnë Mickovskin se dëshmon që nuk ka njohuri juridike dhe tenton që nga fatkeqësia në Tetovë të përfitojë politikisht.
Në kumtesë për mediat, socialdemokratët thonë se “Kushtetuta e shtetit është e qartë, dhe tregon se anëtari i Qeverisë mund ta dorëzojë dorëheqje, por para kryeministrit.

Kryeministri mund të propozojë shkarkim të anëtarit të Qeverisë, ndërsa për propozimin e shkarkimit Kuvendi vendos në seancën e radhës.
Social demokratët thonë se nga VMRO nuk e kanë njoftuar mirë Mickovskin për procedurat për dorëzimin e shkarkimit të ministrave. Ndërsa propozimin e opozitës maqedonase e quajnë si joserioz.