LSDM: Më qeverinë e re do të sigurojmë pastrim të gjyqësisë dhe kontroll të pronës së funksionarëve

LSDM sot ka përsëritur qëndrimin se zhvillon negociata serioze për formimin e qeverisë me mandat të plotë katërvjeçar që siç thonë, “do të sigurojë pastrim të gjyqësisë dhe kontrollim të origjinës së parave dhe pronës të çdo funksionari”.
Qeveria e re, theksojnë nga aty, do të angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në gjitha nivelet- pa dallim nëse dikush vjen nga partia, komuna, institucion, nëse është ekspert, funksionar, i njohur e i panjohur.
“Prioritet është pastrimi i gjyqësisë, ndërsa bashkë do të dakordohemi dhe vendosim sistem të kontrollit të origjinës se parave dhe kapitalit të secili funksionar. Gjykatësit dhe prokurorët kanë për detyrë të sigurojnë sundim të së drejtës ku ligji është i njëjtë për të gjithë. Gjykatësit të cilët vjetërsojnë lëndë do të shkarkohen me automatizëm. Do të kryhet revizion në themel i 5 përqindëve nga përkthimet gjyqësore në 5 vitet e fundit me zgjedhje të rastësishme. Pason zgjedhja e gjitha lëndëve të Prokurorisë speciale publike”, thekson LSDM.

Për shkak të mbrojtjes më të mirë të shëndetit të qytetarëve, për siguri më të madhe dhe parashikim ekonomik, është e nevojshme shumicë stabile parlamentare dhe mandat të plotë të Qeverisë së re e cila do të vazhdojë të punojë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit.

“Qytetarët na e dhanë besimin në zgjedhjet. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të tregojmë se mundemi edhe më shumë dhe edhe më mirë të punojmë në dobi të qytetarëve”, kanë thënë tutje në LSDM.
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE kanë bërë thirrje LSDM-së të tregojë se cilat janë partitë nga shumica e re, cili është çmimi për një koalicion të tillë, kush do të jetë shembull, në të kundërtën do të dëshmohet se gënjen dhe manipulon.“ Sa i përket ardhmërisë për të cilin shkruajnë nëse nga LSDM-ja varet e ardhmja, mjerë shteti dhe qytetarët. Pasi thonë se prej tyre varej e ardhmja evropiane atëherë publikisht pyesim çka i pengoi deri më tani që ta sjellin”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.