Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “ushtari Hristijan Mickoski vazhdon t’i ndjek praktikën e mentorit të tij, kriminelit të dënuar që është ikën nga drejtësia Nikolla Gruevskit dhe kështu drejtohet nëpërmjet rrjeteve sociale”.
“Koha e errët mbaroi me kalimin në opozitë të OBRM-PDUKM-së udhëhequr nga krimineli Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, koha kur lulëzonte kriminaliteti, korrupsioni, kur në Maqedoni kriminelë botëror si Subrata Roj rrejshëm ishin shfaqur si investitorë, kumtojnë nga LSDM.
Ata shtojnë se sot Maqedonia dhe qytetarët e saj jetojnë në kohë të re të zhvillimit, dhe integrimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në vend se të mbroj kriminalitetin e mentorit të tij Gruevskit, Mickoski mund të mësojë se si udhëhiqet ekonomika dhe si tërhiqen investimet e huaja”, thonë nga LSDM duke shtuar se ushtari Mickoski dhe kryesia anti-popullore e OBRM-PDUKM-së nuk ofrojnë asnjë zgjidhje për qytetarët dhe se e vetmja agjendë politike është mbrojtja e kriminalitetit të Nikolla Gruevskit.