Reagojnë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë se LSDM-ja është parti përgjegjëse që gjithmonë ka punuar dhe do të punoj për barazi, dhe respektim të rregullave.
“LSDM-ja si parti përgjegjëse gjithmonë do të punojë për barazi, dhe respektim të rregullave. Askush nuk duhet të favorizohet, nuk duhet të ketë ndeshjet të interesave, as edhe harxhime të parave të popullit, diçka që ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së. Nga këtu, i bëjmë thirrje që të kontrollojnë të gjitha procedurat dhe nëse vërtetohet diçka ndonjë parregullsi apo konflikt interesi, vendimet do të rishikohet dhe do të rregullohen” thonë nga Qendra për komunikom të LSDM-së.
“Në vend se të shpikin akuza të rreme dhe të pabazuara, në prapavijë kërkon amnisti për kriminelët, OBRM-PDUKM-ja të përgjigjet si dhe në cilën mënyrë u bë partia më e pasur në botë me pronë prej 60 milionë eurove derisa Maqedonia po fundosej në borxhe”, reagojnë LSDM-ja.
“OBRM-PDUKM-ja, partia që është simbol i kriminalitetit dhe korrupsionit nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për furnizime publike, sepse kjo pa trup ka ndarë para nga buxheti anëtarëve partia, mes tjerash edhe një tender mbi 1 milion eurove për gazetare dhe drejtore e dy mediumeve të afërta me OBRM-PDUKM-në”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se publiku e din shumë mirë që kushëriri i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov e kidnapoi gjithë ekonominë e Maqedonisë, si dyshja Janakieski dhe Gruevski merreshin vesh për provizion mbi 25 milionë euro për autostradat, si dhe shuma tjera milionëshe para të popullit bliheshin dhe kontrolloheshin shumë mediume, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se spekulimet e OBRM-PDUKM-së për zëvendës Kryeministrin Koço Angjushev janë të pavërteta.
“Të pavërteta janë spekulimet e OBRM-PDUKM-së për zëvendës Kryeministrin Koço Angshev. Zëvendës Kryeministri në pajtim të plotë e respekton Ligjin për konflikt të interesave me hyrjen në funksion dhe u dorëhoq nga funksionet drejtuese në kompanitë ku është pronar, në ndërkohë e shiti kompaninë EDS që t’i ik konfliktit të interesit, dhe plotësisht në mënyrë transparente e shpalli listën e anketës”. thonë nga LSDM”, reagojnë nga LSDM-ja.
Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja shpërndan rena për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se për tenderin konkret ende nuk ka vendim dhe është qesharake se kërkohet anulimi tij, sepse aj ende nuk është dhënë.