LSDM kërkon dorëheqje nga Mickoski, VMRO-DPMNE përgjigjet: Do të ishte akt qyqar

Pas përzgjedhjes së kuadrove për formimin e Qeverisë mes LSDM-së dhe BDI-së, nga “Bihaçka” sot apeluan deri te lideri i VMRO-DPMNE-së që të japë dorëheqje, sepse para zgjedhjeve ka premtuar – në qoftë se partia e tij humb, ai do të tërhiqet. Nga partia opozitare, thonë se tani nuk është koha për dorëheqje dhe se partia duhet të stabilizohet, duke qenë opozitë stabile e cila do ta rrënonte Qeverinë e re.

“Kjo Qeveri do të votohet edhe në Kuvend, Qeveri kjo e cila ka mandat 4-vjeçar dhe e cila do të udhëhiqet nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Opozita në vend që të përhapë lajme të rreme dhe ta defokusojë opinionin publik, duke tentuar të imponojë mendim se bëhet fjalë për Qeveri pa kredibilitet e cila është arritur me marrëveshje të fortë bashkë me BDI-në, duhet t’i shqyrtojë problemet e brendshme, kurse Mickoski duhet të fillojë të merret me atë që e ka premtuar, respektivisht se do të japë dorëheqje nëse nuk arrin të formojë Qeveri”, deklaroi, Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Do të përgjigjesha shkurt dhe qartë për shkak se kësaj pyetjes i është përgjigjur edhe më herët kryetari Mickoski dhe vetë partia. Do të ishte akt qyqar dorëheqja në këto rrethana kur Zoran Zaev dhe LSDM e terrorizojnë dhe vjedhin gjithë shtetin, andaj vlerësoj se kjo temë është e mbyllur dhe nuk kemi më çfarë të shtojmë. Kështu që, më mirë të fokusohemi në krimin që e bën LSDM-ja”, theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.