LSDM: Kemi shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) pretendojnë se kanë siguruar shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re. Shkrimet e disa mediumeve për arritjen e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nga kjo parti i quajnë “keqpërdorim të mediumeve për pozicionim politik”, transmeton “360 gradë”.

“Është e qartë se tekstet e botuara janë pozicionim politik përmes abu*zimit të mediumeve, me qëllim që të arrihen pozita më të mira para publikut, por edhe në negociatat e subjekteve të caktuara politike.