LSDM: “Kaq ishte, u avullua shumica e Mickoskit”

Gjatë ditës së nesërme, është caktuar seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë, ku do të votohet për besimin e Qeverisë aktuale. Nëse kjo Qeveri do të qëndrojë, do të formohet shumica e re, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të rej parlamentare.
Pas kësaj, LSDM sot doli me një kumtesë ku thonë se partia po vazhdon bashkëpunimin me të gjitha forcat progresive dhe demokratike, përcjell Pa Censurë.

“E enjtja është dita kur do të shihet nëse VMRO-DPMNE do të arrijë të mbledhë mjaft deputetë për t’i votuar mosbesimin Qeverisë apo do të shfaqet një tjetër bllof i Mickoskit.
Në ndërkohë, LSDM-ja vazhdon të bisedojë dhe të inicojë bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe demokratike, për të siguruar të ardhmen stabile të vendit tonë dhe të gjithë popullit tonë.
Nuk do të lejojmë të rrezikojmë gjithçka që është arritur deri më tani, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, shoqëria e përbashkët dhe e barabartë.
Vlerat tona të përbashkëta janë demokracia, liria dhe uniteti dhe ato janë shumë më të forta se interesat e përbashkëta të Mickoskit, Selës dhe Apasievit, të cilët duan ta kthejnë vendin mbrapa, në një kohë izolimi, përçarjeje dhe urrejtjeje” thonë nga LSDM./Pa Censurë