LSDM-ja më 12 dhjetor zgjedh kryetarin e ri të partisë


Zëdhënsja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka njoftuar se në seancën e kryesisë qendrore është vendosur, që pas ofrimit të dorëheqjes së Zoran Zaevit, do të fillojë procesi për zgjedhje të brendshme partiake.

“Zgjedhjet do ta mbahen me 12 dhjetor. Procedura e kandidimit fillon nesër dhe do të zgjasë 7 ditë. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit. Pas zgjedhjes së kryetarit, do të vijojë zgjedhja e organeve tjera të partisë”, deklaroi mes tjerash Kuzeska.