LSDM-ja mbron taksën ekologjike, paratë do të përdoren për projekte ekologjike

LSDM-ja e mbron të ashtuquajturën taksë ekologjike prej tre denarë e gjysmë. Partia në pushtet, nga foltorja e partisë përsëriti se taksa e gjelbër do të thotë një shtesë prej 55 milion eurosh në vit në arkën e shtetit, të cilat, siç pretendojnë ata, do të përdoren për projekte ekologjike.

“Kjo nuk është taksë krize siç akuzon në mënyrë të rreme VMRO-DPMNE. Këto taksa do të jenë të destinuara ekskluzivisht për investime të gjelbërta, dhe vende pune të gjelbërta. Do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë dhe për një mjedis më të pastër. Në këtë mënyrë ne e përmirësojmë më tej sektorin e energjisë, prandaj apelojmë të gjithë deputetët në Kuvend, të tregojnë përgjegjësi dhe të qëndrojnë prapa ndryshimeve ligjore, që sjellin përfitime për shtetin,”deklaroi Kaja Shukova, LSDM.

Opozita mbetet me vendosmëri në qëndrimin, se kjo është një taksë krize përmes së cilës qeveria kërkon të mbushë buxhetin bosh. Ata akuzuan se vitin e kaluar, çmimet e benzinës u rritën me 21 denarë, dhe naftën me 17 denarë. VMRO – DPMNE paralajmëron për goditje të çmimeve, dhe rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, që varen ngushtë nga çmimi i karburantit.

“Që mos të lejojmë Zaevin të bëjë atë që dëshiron, dhe ta vërë të gjithë vendin në agoni dhe varfëri, edhe pse ai tashmë është aty, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, me të gjitha mjetet e mundshme në dispozicion të tyre brenda Kuvendit dhe brenda punës demokratike, do ta bllokojë këtë propozim ligj të Zaevit, për taksë krize prej 4.13 denarë për për karburantet.”=pohoi Dimçe Arsovski, VMRO – DPMNE

Masën “taksë ekologjike”, pushteti ka në plan ta vë në fuqi nga 1 korriku. Por, përveç VMRO – DPMNE-së, koalicioni Aleanca e Shqiptarëve – Alternativa njoftoi gjithashtu bllokadë të propozimit në Parlament. Për masën përveç partive, me kritika dolën edhe bizneset dhe transportuesit.