LSDM-ja mbledh organet e partisë, në fokus situata politike


LSDM-ja në këto momente po mban mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv, ndërsa më pas edhe të Këshillit Qendror. Para mbledhjes, të vetmit që u prononcuan para gazetarëve, ishin ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Të dy zyrtarët e lartë të LSDM-së nuk kanë pranuar të komentojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev, por nuk përgënjeshtruan se nuk do të flitet edhe për të gjatë kësaj mbledhje maratonë.