LSDM dhe VMRO-DPMNE i kanë tërhequr ankesat që kanë dorëzuar mbi rezultatin zgjedhor në rrethin e dytë, kanë konfirmuar sonte nga KSHZ.
LSDM ka dorëzuar shtatë ankesa që kanë të bëjnë me dy vendvotime në Shuto Orizare, një vendvotim në Konçe, tre vendvotime në Koçan dhe një në Çeshinovë- Obleshevë, ndërsa VMRO-DPMNE ka pasur një ankesë në vendvotimin në Probishtip.
Sipas paralajmërimeve, nesër pritet KSHZ-ja të vendos për 15 ankesat tjera dorëzuar nga BDI, TMRO dhe Grupi i zgjedhësve të kandidatit Enver Pajaziti.
BDI ka dorëzuar pesë ankesa ku tre janë nga vendvotimi në Studeniçan dhe dy në Zhelinë. Partia politike TMRO ka ngritur shtatë ankesa që të gjitha në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, ndërsa ankesat e kandidatit Enver Pajaziti kanë të bëjnë me tre vendvotime në Bërvenicë.