LSDM-ja ka reaguar për kritikat që po i bëjnë drejtuesit e VMRO-së. LSDM e akuzon drejtuesin aktual të opozitës Hristijan Mickoski se është dora e zgjatur e Nikolla Gruevski, duke alikuar politika anti-BE dhe anti-NATO.
Partia në pushtet vlerëson se kur ishte në pushtet Nikolla Gruevski ishte i gatshëm të shpenzonte pothuajse 20 milionë euro të qytetarëve për të ndërtuar një rrotë panoramike në Vardar.
Për të përmbushur dëshirat personale të Gruevskit, plani i detajuar urban u ndryshua për të ndërtuar rrotën panoramike, qëllimi i vetëm i së cilës ishte të shihej krimi i projektit “Shkup 2014”.
Përveç milionave të shpenzuara për ndërtimin e saj, është rrezikuar rryma natyrore e Vardarit dhe eko-sistemi i lumit.