LSDM i reagon VMRO-së për zgjedhje të parakohshme

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se e gjithë politika e Mickoskit dhe partisë së tij është bllokimi i aktiviteteve të qeverisë, të shpërndajë lajme të rreme dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pa bazë.

“Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, Mikockski dhe VMRO në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare për t’i bllokuar proceset de ekonomia të stagnojë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhje si ato edhe ekonomia pret mbështetje për krizën dhe jo një proces të ri zgjedhor.

“VMRO me veprimet destruktive e mirëmban konfliktin në vend dhe ndikon negativisht ndaj procesit eurointegrues të vendit”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.