Qeveria e udhëhequr nga LSDM edhe gjatë pandemisë serioze, siguroi proces arsimor të pandërprerë, si me mësimin në distancë, ashtu edhe me praninë fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla.
Mësimin onlajn pa vështirësi të mëdha e ndjekin 88% e nxënësve, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor është rritur për 18% falënderim i nismave të vetëqeverisjeve lokale të cilët për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër, përmes donacioneve siguruan IT pajisje për nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët nuk i kishin pajisjet e nevojshme.
Për nxënësit tjerë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin mësim onlajn, çdo ditë emitohen orë nga 15 minuta në televizion përmes radiotelevizionit kombëtar në gjuhën maqedone dhe shqipe, por edhe mësimdhënësit kanë obligim të dorëzojnë materiale të shtypura deri te fëmijët dhe në nivel ditor të komunikojnë dhe ta ndjekin përparimin e tyre në lidhje me materialin e mësimeve.
Në rreth 600 objekte shkollore në shtet zhvillohet mësimi me prani fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve, nën protokolle të ashpra të konfirmuara dhe algoritme.
Nxënësit dhe kuadri arsimor të cilët janë përfshirë me prani fizike në procesin arsimor duhet të vazhdojnë deri në fund t’i respektojnë masat për mbrojtje personale nga koronavirusi me atë ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM me qasje përgjegjëse dhe sistematike me këtë model të kombinuar, siguroi fillim të suksesshëm të vitit shkollor dhe proces mësimor të suksesshëm.
LSDM-ja vazhdon me përgjegjësi dhe përkushtim të punojë në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së