LSDM dhe Besa i përcaktojnë listat e përbashkëta të kandidatëve për zgjedhjet

Krahas zgjedhjes së kandidatëve të cilët do të gjenden në listat zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përcaktuara më 12 prill, në LSDM paralelisht zhvillohen edhe biseda me Lëvizjen Besa në pjesën e konfirmimit të listave të përbashkëta të kandidatëve. Bisedat në të gjitha nivelet do të zhvillohen deri në Kongresin e LSDM-së, më 9 mars. Ka atmosferë pune intensive në LSDM, ndërsa do të ketë edhe për fundjavë, deri të hënën kur do të përmbyllim të gjitha gjashtë listat e kandidatëve. Këtë e kumtoi sot në konferencë për shtyp sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Biseduam për integrimin e potencialeve programore, në fakt ofertave programore, të cilat gjithashtu duhet të verifikohen edhe në Kongresin e LSDM-së dhe organeve të Besës. Këto procese po zhvillohen në përputhje me dinamikën, në pajtueshmëri me afatet dhe marrëveshjet që janë arritur në mes kryetarëve dhe është garanci e fortë se në zgjedhjet e ardhshme me siguri do të kemi për herë të parë lista dhe se shumë më lehtë do të konfirmohen vendet dhe pozitat”, u shpreh Nikollovski.

Para se gjithash, siç theksoi, është e rëndësishme cilësia e potencialit kadrovik.

“E rëndësishme për qytetarët është se çfarë kuadrosh ofrojmë. Ne e konfirmuam principin 50-50, si strukturë politike e parë, më e madhe. Në listat do të kemi 50 për qind gra, 50 për qind burra. Do të kemi plotësisht lista të hapura që do të jetë një fotografi për shoqërinë tonë të përgjithshme. LSDM ka edhe kandidatë të vetë që janë shqiptarë. Do të përfaqësohen të gjitha komunitetet etnike. Paralelisht i përfundojmë bisedat edhe me të gjithë partnerët e tjerë të koalicionit”, theksoi Nikollovski.

Paralajmëroi se kjo do të jetë, siç tha ai, “koalicion parazgjedhor më i madh”. “Jo vetëm sepse jemi bashkë me Besën por edhe cilësia e re e gjithë ofertës sonë e cila është një garanci e fortë që ky koalicion me siguri, tashmë të gjithë e dinë sipas reagimeve, pas marrjes së mandatit për të formuar Qeverinë. Ky do të jetë, pra koalicioni më i madh që ka marrë pjesë në çfarëdo zgjedhje parlamentare”, tha Nikollovski.

Nikollovski informoi se për momentin në LSDM është duke përfunduar procedura brenda partisë në pjesën e propozimit nga niveli i Këshillave lokale deri në identifikimin e kandidatëve të mundshëm nga organizatat komunale. Deri më tani, janë vlerësuar mbi 750 kandidatë që kanë paraqitur kandidaturat në LSDM, pavarësisht nëse janë anëtarë të partisë, mbështetës, aktivistë, individë, intelektualë që kanë treguar vërtetë interes për ofertën e hapur, procedurën dhe qëndrimin transparent. Ai tregoi se sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara ato po e zbatojnë për herë të parë si organizata më e madhe politike. Ky proces po vazhdon dhe duhet të përfundojë në mbrëmjen e 9 marsit, në Kongresin e LSDM-së. Para Kongresit do të mbahen takime të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv. Grupe pune që punojnë për çështjen e identifikimit të kandidatëve do të analizojnë intensivisht të gjitha materialet, dokumentet, do t’i vlerësojë ato, do të shënojë pikë dhe do të bëjë thirrje për kandidatët kur të jetë e nevojshme.

“Ne po hapim një faqe të re, një cilësi të re në vendimmarrjen politike, zhvillimin e personelit, zgjedhjen dhe kështu me radhë”, tha Nikollovski.

Siç theksoi ai, ka vende të garantuara për partnerët e koalicionit të LSDM-së, por ato gjithashtu do t’ia kumtojnë ato në Kongresin, kur të jenë përfunduara të gjitha vendimet e Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror. Pozitat dhe qëndrimet diskutohen kryesisht mes kryetarëve të partive politike, por cilësia e procedurës së përgjithshme është gjithashtu e rëndësishme, tha mes tjerash Nikollovski.