Deklaratat militariste të kreut të VMRO-DPMNE-së, në pjesën ku ai tregon se ka qenë vullnetarë dhe ka fituar në luftë, tregojnë se ai është peng i Apasievit – transmeton KlanM, komunikatën e LSDM-së.
Socialdemokratët, siç njofton KlanM, thonë se Mickoski është politikan pa qëndrim dhe vision për cështjet strategjike dhe vepron kundër interesave të vendit dhe qytetarëve.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëhen peng të politikave populiste dhe retorikave nxitëse të “Levicës”, që pengojnë rrugën evropiane të vendit dhe bëjnë gara mes veti në veprimin e dëmshëm politik” – thonë nga LSDM-ja.