Nga LSDM kanë reaguar në lidhje me vrasjen e sotme në Shkup:
Brenda më pak se 24 orëve ndodhën dy përplasje mafioze në Shkup, me mediat që raportojnë për një person të vrarë në mëngjesin e sotëm në parkingun pranë Mavrovkës dhe për të plagosur në të shtënat e mbrëmshme në Singjeliq.
Qytetarët janë të shqetësuar dhe ndihen të pasigurt. Këto përplasje po bëhen përditshmëri sepse MPB dhe Toshkovski nuk arrijnë t’i gjejnë autorët dhe t’i zgjidhin rastet. Për të rikujtuar, gjatë mandatit të Toshkovskit ka pasur tre vrasje dhe tre tentativa për vrasje, ndërsa vetëm një rast është zgjidhur. Paaftësia e qeverisë së Mickoskit e ka shndërruar Maqedoninë në Perëndim të Egër.
Bandat kriminale po veprojnë pa pengesa, kriminelët po arratisen nga burgjet që janë si hotele të hapura, ndërsa qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre. Nuk ka skandal në tre muajt e fundit që të mos jetë i lidhur me Toshkovskin dhe MPB-në.
Toshkovski është ministri më i paaftë i punëve të brendshme dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen.