LSDM: Bojkotet dhe skenarët e errët janë tipar i VMRO-DPMNE-së

DPMNE karakterizohet nga bojkote, bllokada dhe skenarë të errët. Ata e bojkotuan Kiro Gligorovin në vitin 1993, kur ne do të hynim në Kombet e Bashkuara. Bojkotuan edhe referendumin për anëtarësim në NATO, bojkotuan regjistrimin dhe anëtarësimin në BE, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata bojkotuan momentet më të rëndësishme të pavarësisë sonë dhe prandaj VMRO-DPMNE nuk ka absolutisht të drejtë të flasë për bojkotimin e askujt. Më 27 prill 2017, VMRO-DPMNE lejoi që në parlament të hyjnë banditë dhe dhunuesit më ordiner, të rrahin deputetë, të ngrenë dorën kundër gazetarëve, shërbimeve parlamentare dhe të shkelin rendin kushtetues të shtetit. Bojkoti, skenarët e zinj dhe dhuna nuk e ndërtojnë shtetin. Më 8 maj qytetarët të votojnë masivisht dhe të mos lejojnë që regjimi të kthehet sërish – thonë nga partia.