LSDM akuzon: VMRO-DMPNE është bërë fole e nëntokës dhe krimit të drogës

Hristijan Mickoski është në shoqërinë e një dileri të drogës dhe armëve nga Struga, i arrestuar më 24.11.2023, si pjesë e grupit të organizuar kriminal, i cili merrej me tregti të paligjshme të drogës dhe armëve.

Me drogë është kapur edhe një anëtar i njohur i DPMNE-së, bashkëpunëtor i Mickoskit nga Peshtani.

Mickoskin e pamë në shoqëri, të ulur në të njëjtën tavolinë me një të arrestuar nga Gërçeci për trafikim të 32 kilogramëve drogë, në vlerë prej 120 mijë eurosh.
Mickoski është i rrethuar nga radikalë, njerëz të kapur me kokainë, njerëz të përfshirë në trafik ilegal të drogës dhe armëve.

DPMNE nuk është më parti politike, por është rritur në vatër grupesh kriminale dhe fole përdoruesish të drogës.

Ata janë një rrezik për të gjithë, veçanërisht për më të rinjtë.
Nuk është rastësi që kontrabandistët e arrestuar të drogës ulen në të njëjtën tavolinë me Mickoskin nëpër lokale.