LSDM akuzon: Udhëtimi i Mickoskit dhe ministrave në Uashington ka kushtuar gati 20 mijë euro.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp akuzoi se kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e tij kanë shpenzuar gati 20 mijë euro gjatë udhëtimit të tyre në Uashington.

“Sot zbulojmë shumën e saktë të biletave të porositura për të, dhe për të bërë skandalin edhe më të madh, mësojmë se të gjithë ministrat e tij kanë udhëtuar me klasë biznesi,” deklaroi Kuzeska.

Ajo shtoi se, sipas informacioneve të tyre, për Mickoskin është bërë porosia e një bilete biznesi me çmim të biletës së kthimit prej 237,072 denarësh ose 4,000 euro.

“Skandali bëhet edhe më i madh, pasi kjo nuk është bileta më e shtrenjtë e paguar për këtë udhëtim. Bileta e ministrit të Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, është paguar deri në 280,000 denarë, ndërsa dy biletat e tjera, të Pançe Toshkovskit dhe Timço Mucunskit, janë paguar rreth 4,500 euro secila,” tha Kuzeska.

Sipas saj, gati 20,000 euro i kanë kushtuar qytetarëve, siç tha ajo, “vetëm udhëtimi i rehatshëm i Mickoskit dhe ministrave në Uashington.”

“Sa para janë shpenzuar për hotele dhe shpenzime të tjera me llogari shtetërore?” pyeti ajo.