Loriana Kuka mposht rusen Aleksandra Babintseva në Budapest

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Kuka në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë, mposhti rusen Aleksandra Babintseva pas afro 5 minutave luftë me një waza-ari, njofton Klan Kosova.

Në gjysmëfinale Kuka do të luftojë me franceze Estelle Fanny Posvite. Në raundin e dytë, Loriana mundi xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon.