Lori Hoxha i konfuzoi të gjithë me një foto me barkun e fryrë

Kur bëhet fjalë për postimet e Lorit të gjithë i kanë sytë katër për të kuptuar se ku ndodhet, çfarë pushimesh po shijon e kështu me radhë. Megjithatë mbrëmjen e kaluar Lori e konfuzoi ca rrjetin me një foto në ‘story’, ku bluzja dukej e fryrë në pjesën e barkut. A menduan të gjithë të njëjtën gjë? Këtë nuk e dimë.

Por nuk zgjati shumë, sepse pak më vonë, Lori ndau disa foto në ‘feed-in’ e saj ku shfaqej duke pozuar normalisht dhe pa një barkë të fryrë, përveç bluzes ‘oversize’.

Në fakt Hoxha është shprehur edhe kohë më parë se nuk e ka parë asnjëherë veten si njeriun e parë në familje që mund te bëhej mami, ndaj dhe më e lehtë ka qenë të bëhet teze, moment të cilin e ka shijuar aq shumë me dy bukuroshët e familjes, London dhe Roman që rriten çdo ditë dhe kthehen në shokët më të mirë të tezhe Lorit.