Lori Hoxha flet sërish për krizat e ankthit: ‘Kam dridhje trupi dhe lodhje ekstreme’

Shpesh kemi folur për problemet e shëndetit mendor dhe në këto tema gjithmonë bëhen pjesa emra të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Kemi mësuar se nga problemet e shëndetit mendor nuk bëhesh dot imun edhe nëse ke gjithçka në këtë jetë. Një rast që na e tregon këtë është një nga bizesmenet dhe blogeret më të njohura në Shqipëri, Lori Hoxha.

Lori prej kohësh ka rrëfyer se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe su*lmet e panikut.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, ajo ka rrëfyer sërish disa shqetësime që përjeton kur kalon momente ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje koke, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka shkruar Lori.
Edhe pse Lori, gjithnjë i ka treguar me modesti problemet e saj, të cilat kanë shërbyer edhe për shumë njerëz të tjerë si një mbështetje, përsëri ka nga ata që nuk e besojnë.

“Është e pamundur që ti të kesh ankth”
“Si dreqin ke ankth, ti ke çdo gjë..”
Këto janë disa nga komentet e ndjekësve të cilët mund t’i perceptojnë në mënyrë të gabuar problemet e shëndetit mendor.

Në lidhje me këtë Lori është përgjigjur me një mesazh domethënës:
“Pse? Ngaqë kam ndjekës? Po, mendoja se Birkins-at e mi (çantat) më jepnin imunitet ndaj shëndetit mendor, por jo!”, është përgjigjur Lori, duke treguar se kur vjen puna te çështjet e shëndetit nuk të ndihmon asgjë.