Lorer: ”14 dhjetori nuk është afat real për arritjen në tërësi të marrëveshjes me Shkupit dhe Sofjes”.


Daniell Lorer, nga koalicioni “Ndryshimi vazhdon” në Bullgari, i cili pas zgjedhjeve atje është emri më i përfolur për ministër të Jashtëm të Bullgarisë, vlerëson se 14 dhjetori nuk është afat real për arritjen në tërësi të marrëveshjes me Shkupit dhe Sofjes.

Në deklaratë për “Radion BTV”, Lorer ka thënë se në qoftë se lihet vetëm historianët ti lëvizin negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo nuk do të japë rezultate të mjaftueshme për të dy palët, pasi sipas tij Komisioni i përbashkët historik nuk propozon zgjidhje prandaj duhet të gjendet formulë e re.