Loredana flet për marrëveshjen me zviceranen që e kishte mashtruar

Në intervistën e fundit, Loredana ka folur për paratë, fëmijën dhe akuzat për mashtrim.
Reperi Loredana flet në një intervistë për paratë, fëmijën dhe akuzat për mashtrim dhe për faktin se së fundmi asaj iu desh të hiqte dorë nga patentë shoferi, shkruan 20 minuten.

Akuzat për mashtrim dhe dhurimi i 100 mijë eurove për fëmijë dhe suksesi në muzikë, janë titujt e përmendur së fundi për Loredanën.
“Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për mua,” sqaron reperja në një intervistë për SRF Virus.

Përkundër titujve negativë për shkak të akuzave për mashtrim, ajo është ende shumë e lumtur që është në Zvicër.
Kjo është ku ajo thjesht ndihet “më komod”. Megjithatë, ka diçka që atë e shqetëson “Kur mbërrij në aeroport, gjithmonë ka një kontroll të madh”. Por tani ajo mund ta trajtojë atë.
Javën e kaluar Loredana dhuroi 100,000 euro për programin e ZDF “Një Zemër për Fëmijët”.

“Ne nuk duhet të diskutojmë për faktin se fitoj shumë”, thotë reperja. «Nëse kam pak para në llogarinë time, atëherë do të doja t’i dhuroja. Sepse nuk di çfarë të bëj me to”.
Në intervistë, këngëtarja nuk dëshiron të thotë se sa të mëdha janë të ardhurat e saj, vetëm shtoi “Unë fitoj mirë”.

Konkretisht, Loredana nuk dëshiron të komentojë mbi akuzat për mashtrim.
“Vetëm unë, prokurori publik dhe kjo zonjë (Petra Z.), e dimë të vërtetën. Mendoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin”. Procedimet që nga ajo kohë janë ndërprerë, sipas avokatit, Lori ka bërë një “dëmshpërblim të plotë”.
Në intervistë, ajo gjithashtu tregon se i është dashur të dorëzojë patentën e saj të shoferit. Arsyeja: Ajo po udhëtonte shumë shpejt.