Loredana dhuron 100 mijë euro për fëmijët nevojtarë

Loredana ka dhuruar një shumë të madhe për fëmijët në nevojë.

Të shtunën mbrëma në Gjermani është mbajtur eventi i bamirësisë “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët), në të cilën morën pjesë personazhe të njohura.

Në mesin e tyre ka qenë e pranishme edhe reperja shqiptare, Loredana e cila ka bërë një gjest shumë fisnik për fëmijët që janë në nevojë.

Reperja ka dhuruar plot 100 mijë euro dhe ka bërë një deklaratë, e cila preku zemrat e të gjithëve ku u shpreh se është vetë nënë e një vajze Hanës dhe dëshiron që të gjitha mamatë të kenë mundësinë të përjetojnë momente të mira si ajo.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua unë fitoj pak më shumë. Do të dhuroj 100 mijë euro” tha Loredana në fjalimin e saj.

Loredana është një nga emrat më të përfolur të momentit në Gjermani. Para pak ditësh ajo mori titullin si reperja më e dëgjuar në Spotify në gjithë Gjermaninë.