Britania e Madhe ka planifikuar të publikojë grumbullin e parë prej 25 dokumentesh për të qënë të përgatitur në rast se vendi largohet nga Bashkimin Europian pa arritur një marrëveshje me Brukselin.
“Grumbulli i dokumenteve, rreth një e treta e totalit që sekretari i Brexit Dominic Raab ka planifikuar të publikojë në javët e ardhshme, mbulon fusha të tilla si masat mbrojtëse bërthamore dhe rregullat e ndihmës shtetërore,” deklaroi sot Raab për BBC-në.
“Unë jam ende i bindur se një marrëveshje e mirë gjendet në vizionet tona,” shtoi ai.
“Ne kemi arritur në një marrëveshje për rreth 80% të çështjeve,” deklaroi Raab.
Bisedimet janë të bllokuara lidhur me çështjen e kufirit midis Republikës së Irlandës, një anëtar i BE-së, dhe Irlandës së Veriut të administruar nga Britania e Madhe, e cila do të largohet nga BE-ja së bashku me Britaninë e Madhe, që do të thotë që një kufizim i jashtëm i BE-së do të krijohet në ishullin e Irlandës, duke vendosur kontrolle të emigracionit dhe dogana.