Londër, marshim masiv kundër karantinës

Rreth 15 000 protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në marshimin që u quajt “Ne nuk jemi dakord” pati protestues me pankarta në duar ku lexohet “A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura”, raporton A2.

Gjatë protestës pati përplasje me forcat e rendit, të cilat me anë të një komunikate për shtyp theksuan se një demonstratë e tillë “rrezikon infektimin e njerëzve”.

Kjo protestë vjen në prag të vendosjes së rregullave strikte për 18 milionë britanikë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 6874 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër rekord kjo.