Lokaj: “Kur rri me lloj-lloj grash habitem me logjikën dhe trurin që kanë”

Si reja e filanes s’ka n’dynja. Për e bukur nuk ka fjalë veç shumë është e mirë se është e urtë.

E edukume është, e urtë.
Prapë,
është e sjellshme, e urtë.

Në çdo fjali që del nga goja thuhet “e urtë” për të konceptuar të bukurën, të edukuarën, të sjellshmen, të vyerën.

E konsiderojnë një femër të mirëedukuar veç kur nuk di të thotë një fjalë nga goja, as kur nuk vendos vet për veten e saj, kur punon e fshin e lanë gjithë ditën, kur nuk di të thotë kurrë “Jo,”kur nuk di të thotë “Mua nuk më pëlqen kështu por ashtu,” kur punon dhe krejt rrogën e shpenzon për të tjerët, kur renovon diçka të re në shtëpi të tyre, ose kur u blen diçka krejtsisht të re, besa edhe një shtëpi dojnë me ua ndërtua, kur i don të tjerët më shumë se babën e nanën e vet, ah sa e mirë ish kjo nuse, shumë e mirë, e urtë, e vyeme.

-Familje shqiptare kur respekt don, e respekt s’jep.
Buzëqeshje don e buzëqeshje s’jep.
Afërsi don, e afërsi s’dhuron.
Fjalë të mira don, e fjalë të mira s’thotë.
-Familje tipiko-fanatike-shqiptare që pret të respektohet e mirëpritet e mirëtrajtohet nga tryeza e familjes së burrit të vajzës së vet (miqve të vet) e familjen e nuses as nuk e thërret, po as edhe mall nuk e bën se janë gjallë.
Vajzë kanë dhënë e vajzë s’llogarisin se kanë marrë.
Respekt don, e respekt s’jep.
-Familje shqiptaro-analfabet ku dëshirojnë me u respektu më shumë se nanë e babë, e dikë nuk e trajtojnë si vajzën e vet.
-Familje budallakizmi ku dëshirojnë të dalin në pension nga mosha 40 vjeçare, se djali është martuar.
-Familje shqiptare ku
Mend s’donte
Mend shiste
Mend s’kishte.

*e bazuar në histori të vërteta.
Më pëlqen kur rri e pi kafe me lloj-lloj grash, se dëgjoj e mësoj shumëçka prej tyre, ani pse ndonjëherë më dhimbsen për trurin dhe logjikën që e kanë.
Endrina Shutrak Lokaj