Lojtari i kombëtares së Kosovës ‘blen’ Ferrari që kushton gjysmë milioni euro


Kapiteni i kombëtares së Kosovës U21, Eris Abedini, siç duket ka blerë një veturë të tipit Ferrari, që kushton hiq me pak se gjysmë milioni euro.

Abedini përmes instastory në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka publikuar një fotografi brenda Ferrarit.

Transferimi i tij nga Lugano në Granada siç duket ka ndikuar që ai të blejë një makinë të tipit “SF90 Stardale”, që ka vlerë afro 500 mijë euro.

Më poshtë keni postimin e mesfushorit kosovar./Gazeta inFokus/