Chelsea pati shumë arsye për të festuar mbrëmë. “Blutë” e Londrës u kurorëzuan me trofeun e garës më të madhe evropiane për klube, Champions League për herë të dytë në histori.
Chelsea mposhti Manchester Cityn në finale me rezultat minimal, 0:1, falë golit të Kai Havertz në minutën e 42-të të ndeshjes.
Në prononcimin pas ndeshjes, futbollisti i Chelseas, Jorginho lejoi gazetarin që t’ia heqë mjekrrën në transmetim të drejtëpërdrejt.
Ai kishte thënë se nëse do të fitonte Ligën e Kampionëve me Chelsean do të rruhej live.
Jorginho e mbajti fjalën e dhënë, dhe në intervistën e realizuar pas fitores ndaj Manchester Cityt, gazetari ia hoqi mjekrrën në transmetim direkt.