Lojën e fitoi burri, por çfarë ra në sy ishte reagimi i gruas, para fillimit të lojës së bilardos me ish-in e saj

Yjet e lojës së bilardos dhe ish-çifti Mark Allen dhe Reanne Evans janë përballur për herë të parë në British Open.
Sipas mediave britanike, Allen përfundimisht fitoi ndaj ish-partneres së tij me rezultat 3-2, por shkalla e “armiqësisë” midis çiftit ishte e qartë para fillimit të lojës, me Evans që refuzoi të “përshëndetet” me babanë e fëmijës së saj. Ishpartnerët romantikë raportohet të jenë ndarë 13 vjet më parë, me një mosmarrëveshje mbi mbajtjen e fëmijës që thuhet se i ka lënë marrëdhëniet mes çiftit të tendosura.

Kjo ishte hera e parë që ata, të cilët kanë një vajzë 14-vjeçare së bashku nga një lidhje trevjeçare e cila përfundoi në vitin 2008, u tërhoqën për t’u përballur me njëri-tjetrin në një ndeshje profesionale.
Evans, një kampion botëror i grave 12 herë, ndan një vajzë, 14 vjeç, me Allen – i cili renditet i 12-ti në botë.
British Open – i cili përfundon të dielën – është turneu i dytë i Evans në turneun profesional, pasi garoi në Championship League.