Lloga njoftoi se përsëri do të dorëzojë Ligjin për Amnisti në kuvend

Shumica e deputetëve në Kuvend sot votuan kundër propozimit të Qeverisë për miratimin e ligjit për amnisti pas procedurës së shkurtuar, të cilin e shtjelloi para deputetëve ministri i Drejtësisë Krenar Loga.

66 deputetë votuan “kundër” nevojës për miratimin e ligjit. 15 ishin “për”, e në mesin e tyre ish-Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nga BDI, Arta Bilallk Zendeli, Fadil Zendeli nga Besa, Halil Snepce nga Aleanca për Shqiptarë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk ka votuar, ndërsa në seancë ka munguar Izet Mexhiti

Propozuesi i kësaj nisme ligjore, ministri i Drejtësisë Krenar Loga, para fillimit të seancës u shpërndau deputetëve foto nga situata në burgje dhe theksoi se amnistia do të mundësojë socializimin dhe do të ketë efekt social.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se në seancën parlamentare ku është votuar projektligji për amnisti janë respektuar të gjitha procedurat dhe vendimi për të votuar kundër miratimit të këtij ligji, sipas tij, nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

Pas mos miratimit të ligjit për amnisti, lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, tha se partia në pushtet është totalisht jo konsistente, pasi ministrat në qeveri dhanë dritën jeshile, tani deputetët e kanë ndërprerë ligjin.

Me propozimin, dënimet u ulën me 30 për qind për ata të dënuar që plotësojnë kushtet, prandaj një numër i madh i të dënuarve do të ktheheshin menjëherë në shtëpi pas hyrjes në fuqi të ligjit. Disa që dënohen me 6 muaj për krime të lehta, nuk do të shkonin as në burg.