Llukarevska: “Në tribuna kemi marrë mendimet e qytetarëve për krizën ekonomike në vend”

Do të ishte e gabuar nëse vetëm para zgjedhjeve shkojmë në takime dhe kërkojmë mbështetje nga qytetarët. Përmes këtyre tribunave qytetare shohim se ku jemi, a gabojmë dhe a i përmbushim pritjet”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska Ajo shtoi se në tribunat me qytetarët diskutohen të gjitha temat që kanë të bëjnë me qytetarët dhe se të pranishmit bëjnë shumë pyetje.

“Nuk duam të shkojmë në tribuna dhe të dëgjojmë se jemi më të mirët, duam të dëgjojmë edhe kritika. Ka pyetje për krizën energjetike, për ekonominë, për propozimin francez e kështu me radhë. Këto janë synimet të cilave të pranishmit i kushtojnë më shumë vëmendje”, tha Llukarevska. Nënkryetarja e LSDM-së tha se pas përfundimit të forumit me qytetarët do të bëhet analizë e pyetjeve dhe mendimeve të qytetarëve për të krijuar politikat në të ardhmen.