Llopat, treni kalon trahu nuk lëshohet, Llokvenec: Do të rregullohet gjatë ditës (VIDEO)

Në fshatin Llopat të Kumanovës, qytetarët kanë denoncuar si treni i cili kalon përskaj fshatit dhe trahu ndalues nuk lëshohet. Në incizimin e publikuar nga një qytetarë vërehet edhe mungesa e sinjalizimit. Kjo ka shqetësuar banorët e kësaj zone të cilët thonë se me këtë parregullsi ballafaqohen tash e disa vite. Rruga që kryqëzohet me hekurudhën që çon në drejtim të veriut lidh qytetin e Kumanovës me fshatrat e Komunës së Likovës dhe vendkalimin kufitar në Bellanoc-Stançiq me Kosovën.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut”, Hari Llokvenec përmes telefonit i tha mediave se pas den*oncimit, ekipet teknike do të ndërhynë urgjentisht për riparimin e defektit. Llokvenec foli edhe për projektin i cili është në fazën e hartimit që ka të bën me ndërtimin e nënkalimit në këtë kryqëzim.
Në 5 vitet e fundit në këtë kryqëzim rrugorë-hekurudhor nuk është raportuar për aksident mes automjeteve dhe trenit.