Drejtoria për të ardhura publike nuk ka dhënë përgjigje konkrete se vallë i ka përcjellur apo jo xhirollogaritë e zbrazura të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski i dënuar në rastin “Tank”, me dy vite burg. Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, se vallë për të parat e Gruevskit kanë qenë të njoftuar edhe institucionet tjera, drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, tha se bëhet fjalë për sekret tatimor dhe se nuk mund të jep informacione shtesë për këtë rast. Njëkohësisht, ajo tha se është në pritje të hyrjes në fuqi të ligjit ri për tatim, me të cilin DAP-i do të ketë qasje në të hyrat e qytetarëve.
Ndryshe, i dënuari Gruevski, dy muaj para se të arratiset për në Hungari, i kishte zbrazur të gjitha 35 llogaritë bankare, në të cilën kanë figuruar rreth 230 mijë euro.