Lloga: Në certifikatat e lindjes do të vendoset përkatësia etnike

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një prononcim për TV21 bëri të ditur se në certifikatat e lindjes do të vendoset grafa për përkatësinë etnike.

Lloga thotë se ky vendim vjen si masë parandaluese për keqpërdorim gjatë punësimeve.

“Nga java e ardhshme do të vendosim rregullore që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes, me qëllim që mos të ketë keqpërdorim gjatë punësimeve. Sot pata takim edhe me drejtorin e librave amë, dhe është çështje javësh kur do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia”, tha Lloga për TV21.